11/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 nëntor 1997

MAPERÇEHET EMERGJENCA

Nano: Synimi ynë i madh: ulja e varfërisë dhe e papunësisë Faqe 2-3 FMN inkurajon hapat e mëtejshëm të qeverisë shqiptare: Të fshihen nga faqja e dheut firmat piramidale Për një qeverisje efektive dhe institucionale ngrihet SHIK-u, kësie datë tërësisht nga bërat e ligji dhe nga një shërbim informativ që do të menaxhohet në një drejtim ekzekutivo-represiv. Bilanci i këtij shërbimi dhe nga një shërbim informativ ishtë dhe nga një shërbim informativ është dhe nga një shërbim informativ [?] Në fjalën e tij kryetari i Këshillit të Ministrave, z. Fatos Nano nënvizoi edhe nevojën e miratimit të Kushtetutës së re të vendit duke pohuar se për të pasur një qeverisje stabile në Shqipëri dhe për të ecur përpara në rrugën e konsolidimit të institucioneve është e domosdoshme të kemi një Kushtetutë të re. Kryeministri Nano, i cili foli në emër të Këshillit të Ministrave dhe të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit, theksoi se raporti i paraqitur para Kuvendit është i fryt i punës së specialistëve të administratës shtetërore në ministri dhe në aparatin e Këshillit të Ministrave e të ekspertizës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, të programit Phare të Komunitetit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë të specializuar. Sipas Nanos, programi i qeverisë i përgatitur pas eksperiencës së 8 muajve të qeverisjes së deritanishme dhe i mbështetur te realiteti i ri politik dhe ekonomik i krijuar pas zgjedhjeve të 29 qershorit dhe pas krizës së rëndë institucionale e ekonomike që kaloi vendi, është i orientuar drejt një strategjie afatmesme për reformimin e ekonomisë dhe zbatimin e programit 1-vjeçar të stabilizimit makroekonomik. Sipas Nanos, gjatë javëve të fundit pjesa më e madhe e treguesve ekonomikë e financiarë tregojnë për një ulje reale të papunësisë, inflacionit dhe rritje të prodhimit. Kryeministri Nano tha se programi i qeverisë synon uljen e varfërisë në përgjithësi dhe veçanërisht për ato shtresa që u goditën më rëndë nga trazirat e pranverës së këtij viti, duke nënvizuar se programi do të realizohet duke ruajtur stabilitetin në rritje dhe duke u orientuar nga sektori privat, krijimi i kushteve për rritjen e investimeve, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave. Programi do të synojë konsolidimin makroekonomik me rritje ekonomike të shpejtë, forcimin e financave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha fushat e vendit. Kryeministri Nano përshëndeti aprovimin nga ana e misionit të FMN-së të hapave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për stabilizimin e vendit dhe rifillimin e reformave ekonomike. ( vijon në faqen 2-3 )

Pas kalimit të një periudhe të vështirë, në të cilën zhvlerësimet, rrënimi dhe shkatërrimet, krimet e vrasjet ishin bërë dukuri të zakonshme; jeta ka filluar të përmirësohet, rendi ka filluar të vendoset. Më në fund qeveria e ka vënë ujin në zjarr. Nuk ka dyshim se e tillë është situata në qoftë se e krahasojmë me vetëm dy-katër muaj më parë. Megjithatë, siç përpiqen ta paraqesin gjendjen sot, për t'u shpëtuar nga përgjegjësitë, nuk është aspak e pranueshme e kapërdisshme. Siç mund ta krahasojmë të keqen e djeshme me të keqen e sotme, po të duam, mund të kemi parasysh edhe problemin e krizës së shkaktuar nga piramidat. Flitet për qetësi, por ka ende pasiguri të skajshme. Pasiguri në zbatimin e ligjit, pasiguri në marrëdhëniet civile, pasiguri në jetën politike. Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Nano, i ndonëse i zgjatur, ishte përgjithësisht inkurajues. Kishte dalë tërësisht nga binarët e ligjërimit propagandistik. U fol me qetësi dhe me shifra. Sikur qeveria të arrijë në të vërtetë të kurojë sëmundjen e ekonomisë dhe të ulë financat e varfërinë, SHIK-u dhe forca të tilla të rendit publik nuk do të jenë më të nevojshme në atë masë. Nevojiten shumë gjëra, por në radhë të parë vendosja e rregullit shtetëror. Shqiptarët kanë nevojë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, për sigurinë e pronës dhe të jetës. Në një vend që po përpiqet të mbijetojë, institucionalizimi i pushtetit dhe disiplinimi i jetës publike janë kushtet themelore për çdo ringritje të vërtetë.

Të fshihen nga faqja e dheut firmat piramidale

Popullit e me masat me të kundërta me këtë vend, FMN-së dhe e strukturave... 2. Plani afatshkurtër i qeverisë për të ardhmen 1998 ose për të ardhmen 1998, pa të ardhurat e tjera 2.5 miliardë lekë për balancimin e sektorit të bilancit [?] 3. Zhvillimi i tregut me llogari e plana fiskale 4. Këshillat e planit tregues në cdo strukturë 5. Kufijtë e afërm me zbatimin e ligjit dhe verifikimi e një vlerë të re 6. Të zhbllokohen borxhet dhe të bëhet e qartë bilanci 7. Të rifillojë importi nga jashtë 8. Të rriten subvencionet për energjinë 9. Të punohet për zgjidhjen e pronësisë 10. Të çlihen projektet dhe financimi 11. Të rikthehet besimi te paguesit 12. Të rivendoset kursi i këmbimit 13. Të përmirësohet puna e organeve tatimore 14. Të zhvillohet infrastruktura dhe transporti 15. Të zgjedhjeve dhe e dhunuar kundër 26 majit të vitit të kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i FMN-së, Mişel Këmdesi

Administratori kontroIlojnë situatën në të gjitha kompanitë

Kompania “Deloitte & Touche” do të marrë kontakt me bosët e kompanive Administratorët kontrollojnë situatën në të gjitha kompanitë Faqe 6

Kinezët kërkojnë Bushatlin

Energjitikë Faqe 6

Dëshmojnë deputetët

Procesi Mazreku Faqe 4

NJoftim

Sot me datë 11 nëntor, ora 13.00 zhvillon mbledhje Komiteti të Përgjithshëm Drejtues të IPSSH-së. Njoftohen anëtarët e këtij Komiteti që të marrin pjesë. KRYESIA E PSSH